Ndërlidhjet

Obama: Azia tregu i së ardhmes



Presidenti amerikan, Barak Obama, njoftoi arritjen e një sërë marrëveshjesh tregtare me Indinë gjatë qëndrimit të tij në Mumbai.

Marrëveshjet parashohin blerjen e produkteve amerikane nga India, në mesin e të cilave përfshihen dhe aeroplanë civilë, në vlerë prej 10 miliardë dollarësh. Deklarata e Obamas u bë gjatë takimit me udhëheqës të biznesit në Indi dhe në SHBA. "Shtetet e Bashkuara e shohin Azinë e në veçanti Indinë si tregun e së ardhmes", tha Obama.

India dhe SHBA-të janë të bashkuara në mbrojtjen e “pishtarit të lirisë” deklaroi presidenti Barak Obama në orët e para të vizitës së tij në Mumbai.
Obama foli në Hotelin Taxh Mahall, një nga caqet e sulmeve terroriste të nëntorit të vitit 2008, sulme ku humbën jetën 160 persona. Vizita tregon “vendosmërinë për t’i dhënë njerzve një të ardhme me siguri e përparim, synim ku Shtetet e Bashkuara qëndrojnë unike”, tha Obama.

Nesër në Nju Delhi Obama do të takohet me kryeminsitrin Manmohan Sing dhe do të flasë në parlament.

Nga India Obama do të udhëtojë drejt Indonezisë, vend ku ai ka jetuar katër vite të fëmijërisë së tij. Korea e Jugut dhe Japonia janë pjesë e turneut diplomatik të presidentit amerikan.
XS
SM
MD
LG