Ndërlidhjet

Papa në Spanjë flet kundër abortit



Papa Benedikti i XVI-të ka kërkuar nga besimtarët gjatë vizitës në Spanjë që të mos lejojnë materializmin t'i errësojë trashëgiminë shpirtërore.

"Dëshiroj të nxis Spanjën dhe Evropën të ndërtojnë të ardhmen e tyre bazuar në të vërtetat autentike rreth njerëzimit", tha Ati i Shenjtë.

Ai shtoi se liria duhet të mbështetet tek "drejtësia për të gjithë, duke filluar me më të varfërit dhe më të pambrojturit", tha Papa duke bërë një lidhje të qartë me abortin.

Aborti në Spanjë ka qenë i ndaluar gjatë kohës së diktatorit Franko, u legalizua në mënyrë të kufizuar në vitin 1985, derisa këtë vit qeveria Zapatero e lejoi abortin gjatë 14 javëve të para të shtatzanisë.
XS
SM
MD
LG