Ndërlidhjet

logo-print

Në QKU nuk kryhen operacionet e zemrës


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Në Qendrën Klinike Universitare nuk ofrohen shërbime kardiokirurgjike. Zyrtarë shëndetësorë thonë se brenda këtij institucioni ende nuk ka një shërbim të tillë.

Shqipe Sfarça, zyrtare për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se kjo ministri është duke punuar në këtë drejtim, në mënyrë që sa më shpejt të funksionalizohet reparti i kardiokirurgjisë.

“Në QKUK nuk kryhen intervenime kardiokirurgjike. Ministria e Shëndetësisë është duke kryer një investim për shërbimin e kardiokirurgjisë dhe pritet që shumë shpejt të bëhet pranim-dorëzimi i asaj pjese të klinikës dhe do të fillohet me intervenimet kardiokirurgjike”
, thotë Sfarça.

Sipas Sfarçës, numri më i madh i aplikuesve për shërim jashtë vendit janë pacientët me natyrë kardiokirurgjie dhe ata trajtohen si prioritet në Ministrinë e Shëndetësisë. Por, tashmë disa ordinanca private të licencuara i kryejnë operacionet e zemrës.

“Ministria e Shëndetësisë po punon në atë drejtim që në bazë të ligjit mbi partneritetin publiko-privat, të mundësojë trajtimin e këtyre pacientëve në klinikat private në Kosovë, në mënyrë që të hollat të mos të derdhen jashtë vendit, por shërbimet të kryhen këtu”
, bën të ditur Sfarça.

Në anën tjetër, Shpend Elezi, kardiolog në njërin nga spitalet private në vend, thotë se në këtë spital kryhen shumë lloje të operacioneve të zemrës.

Sipas Elezit, tashmë ka pasur shumë risi në mjekësinë kardiokirurgjike, shërbime të cilat nuk janë ofruar ndonjëherë në vend.
...bëjmë intervenimin e infarkteve akute dhe Kosova ka pasur shumë nevojë, sepse për herë të parë në vend bëhen edhe operacionet e hapura në zemër.


“Risi është se 24 orë bëjmë intervenimin e infarkteve akute dhe Kosova ka pasur shumë nevojë, sepse për herë të parë në vend bëhen edhe operacionet e hapura në zemër”.

“Mendoj se do të duhet pak kohë derisa të njoftohet popullata dhe të fitohet besimi, sepse pacientët që kanë probleme me zemër janë orientuar jashtë shtetit”,
shprehet Elezi dhe shton se do të duhej që Ministria e Shëndetësisë të lidhë marrëveshje me spitalet private që kryejnë shërbime, të cilat Qendra Klinike Universitare nuk i ofron, në mënyrë që t’u ndihmojnë pacientëve me probleme në zemër.

“Besoj që do të lidhim marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë që t’u ndihmojnë pacientëve në nevojë. Shërbimet janë relativisht shtrenjtë nëse krahasohet me standardin, por në krahasim me shtetet tjera janë shumë më të lira”,
sqaron Elezi.

Ndërkaq, Sali Kastrati, zyrtar në QKUK, thotë se reparti i kardiokirurgjisë është në ndërtim e sipër dhe pritet vitin e ardhshëm të vihet në funksion. Mirëpo, sipas Kastratit, mungon edhe stafi adekuat që do të mund të punonte në shërbime të tilla.

“Në QKUK nuk kemi kardiokirurgji dhe nuk kryhen intervenimet në Kemi mungesë të stafit dhe të aparaturës. Kemi disa individë, të cilët punojnë në vendet e jashtme dhe nëse startohet me objektin e ri, ata do të bashkëpunojnë me QKUK-në për t’i kryer operacionet e zemrës”,
thekson Kastrati.

Shuma vjetore që Ministria e Shëndetësisë ka ndarë për programin e trajtimit të pacientëve jashtë vendit për këtë vit, është dy milionë euro, ndërkohë që kërkesat janë shumë më të mëdha.

Zyrtarë të Ministrisë thonë se tashmë kanë nënshkruar një udhëzim administrativ, që nënkupton se disa shërbime shëndetësore duhet të fillojnë të implementohen në institucione private të vendit.

Lexoni edhe këtë:
Kushtet në repartin e kirurgjisë vaskulare
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG