Ndërlidhjet

Kosumi zyrtarizon partinë



Ish -kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, sot edhe zyrtarisht ka publikuar vendimin e tij për të hyrë me një subjekt të veçantë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Në takimin promovues Kosumi ka folur për arsyen e themelimit të lëvizje “Për Demokraci”.

Kosumi është shprehur se ka ardhur momenti kur secila familje kosovare duhet ta ndjejë të mirën e lirisë dhe të shtetit dhe secili qytetar ta ndjejë sigurinë që ofron shteti.

“Është koha të mësojmë nga të tjerët dhe jo ta provojmë në lëkurën tonë. Armiqësitë partiake e dërgojnë shtetin në një krizë të pandërprerë dhe e gërryejnë shtetin nga krizat e vazhdueshme politike. Është koha e fundit ta mësojmë se pushteti është në shërbim të qytetarit dhe nuk është mjet për pasuri”, ka deklaruar Kosumi.
XS
SM
MD
LG