Ndërlidhjet

SHBA-Izrael: Diskutohet procesi i paqes



Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu do të vizitojë të dielën SHBA-të për të diskutuar me liderët amerikanë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Ai po ashtu do të mbajë një fjalim në Konferencën Vjetore të Hebrenjve të Amerikës Veriore në Nju Orleans.

Natanjahu gjatë javës tha se në takim me nënpresidentin Xho Bajden dhe sekretaren amerikane të shtetit Hillari Klinton do të diskutojë për negociatat paqësore me palestinezët.

Bisedimet direkte të paqes janë ngrirë që nga 26 shtatori, kur edhe skadoi moratoriumi izraelit mbi ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG