Ndërlidhjet

Vdes krimineli nazist i luftës



Ish roja e burgut nazist SS, Michael Seifert, i njohur si ”bisha e Bolzanos”, për shkak të mizorive të tij, ka vdekur sot në Itali në moshën 86 vjeçe.

Seifert, i lindur në Ukrainë, ka vuajtur dënimin e përjetshëm në një burg në jug të Italisë.

Seifert, që u gjykua në mungesë nga një tribunal ushtarak, është dënuar në vitin 2000 për kryerjen e vrasjeve brutale, ndërsa ishte rojë në burgun e kampit tranzitor në Bolzano të Italisë.

Në vitin 2008 ai u ekstradua nga Kanadaja për në Itali për të vuajtur dënimin e tij.
XS
SM
MD
LG