Ndërlidhjet

Brazili i alarmuar nga supermikrobi



Zyrtarët në Brazil janë shqetësuar nga përhapja e të ashtuquajturit supermikrob, që është rezistent ndaj antibiotikëve. Në Brazil deri tani kanë vdekur 18 persona nga infektimi me supervirusin.

Të prekurit nga mikrobi e kanë marrë atë në spital dhe janë pacientë me sistem të dobët imunitar. Për herë të parë mikrobi është zbuluar në Shtetet e Bashkuara rreth dhjetë vjetë më parë. Raste të ngjashme janë shfaqur së fundi edhe në Izrael e Evropë.
XS
SM
MD
LG