Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Zgjedhjet në Mianmar janë gjithçka përveç të lira



Presidenti amerikan Barak Obama tha se zgjedhjet e sotme që po mbahen në Mianmarin e sunduar nga junta ushtarake janë "gjithçka përveç të lira dhe të drejta".

Obama i bëri këto komente në një takim me studentët në Mumbai, gjatë ditës së dytë të vizitës në Indi.

Zgjedhjet në Mianmar janë të parat në 20 vitet e fundit, ndërsa votimet janë kritikuar për shkak se lideri i opozitës Aung San Su Kji ende ndodhet në burg.

Në zgjedhjet e fundit, partia e Su Kji korri fitore të bindshme, e cila asnjëherë nuk u njoh nga junta ushtarake.
XS
SM
MD
LG