Ndërlidhjet

logo-print

Japonia e kthen ambasadorin në Moskë



Ambasadori i Japonisë në Rusi, i cili u tërhoq javën e kaluar, me gjasë do të kthehet sot në Rusi, njoftoi agjencia japoneze Kjodo duke u thirrur në burimet e qeverisë.

Ambasadori Masaharu Kono u tërhoq në Japoni të mërkurën pasi Tokio protestoi kundër vizitës së presidentit rus Dimitri Medvedev në njërën nga ujdhesat Kurile, të cilat shtrihen në veri të ujdhesës japoneze Hokaido.

Ujdhesat kontrollohen nga Moska që nga koha kur u pushtuan nga trupat sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore, por Japonia i konsideron katër ujdhesat si pjesë e territorit të saj.
XS
SM
MD
LG