Ndërlidhjet

Barcelonë: Papa shenjtëroi bazilikën



Papa Benedikti XVI mbërriti sot në Barcelonë në ndalesën e dytë të turneut të tij në Spanjë, ku e shenjtëroi bazilikën Sagrada Familia, e njohur si një nga mrekullitë më të mëdha arkitekturore të botës.

Gjatë kalimit të papës në rrugët e Barcelonës, qindra spanjolë protestonin për shkak të kundërshtimeve të kishës ndaj marrëdhënieve të homoseksualëve.

Pontifikati 81 vjeçar u tha gazetarëve se, siç u shpreh, "përplasja ndërmjet modernizimit po ndodh përsëri dhe sot është shumë e fuqishme".

Më shumë se pesë mijë njerëz ishin dëshmitarë në shenjtërimin e kishës.
XS
SM
MD
LG