Ndërlidhjet

logo-print

Seul: Protesta para samitit të G 20



Mijëra njerëz kanë protestuar sot në kryeqytetin e Koresë së Jugut, kundër samitit të grupit G 20, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Seul.

"Nuk do t'i lejojmë vetëm elitat e 20 vendeve që të vendosin për fatin e gjithë botës", brohoritnin aktivistët.

Rreth nëntë mijë policë e vëzhgonin tubimin, nga i cili nuk u raportua për ndonjë dhunë.

Në samitin në Seul në 11 dhe 12 nëntor, do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Barak Obama.
XS
SM
MD
LG