Ndërlidhjet

Ligjvënësit dhe kandidatët protestojnë për zgjedhjet afgane



Dhjetra ligjvënës dhe kandidatë në zgjedhjet parlamentare në Afganistan kanë protestuar sot, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 18 shtatorit dhe mbajtjen e zgjedhjeve ët reja.

Ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare nga zgjedhjet, të cilat konsiderohen se u përshkuan me manipulime.

Rreth 1/4 e votave tashmë janë anuluar nga Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve, trup i cili po hetohet për korrupcion.

Protestuesit marshuan para pallatit të presidentit Hamid Karzai dhe para selisë së misionit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG