Ndërlidhjet

Kirgizët pushtojnë tokat e uzbekëve



Një grup i kirgizëve etnikë e ka pushtuar sot tokën e uzbekëve në dy fshatra afër qytetit Osh.

Rreth 500 kirgizët gjithashtu u paraqitën me plane për t'i ndarë parcelat e tokës së uzbekëve.

Autoritetet i kanë paralajmëruar uzurpuesit që t'i lirojnë trojet ose do të përballen me masa të rënda.

Në Kirgizi në qershor shpërtheu dhuna ndërmjet krigizëve dhe uzbekëve, e cila la më shumë se 400 të vdekur dhe shkatërrime të mëdha në rajon.
XS
SM
MD
LG