Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Protesta për rrahjen e gazetarit



Sot në Moskë dhe Shën Petersburg janë mbajtur protesta për rrahjen e gazetarit Oleg Kashin të së përditshmes "Komersant", ndërsa nga autoritetet u kërkua që përgjegjësit t'i nxjerrin para drejtësisë.

Kashin, i cili shkruante rreth aktiviteteve të opozitës, dje pësoi fraktura në nofull, thyerje të eshtrave dhe të gishtërinjve.

"Komersant" tha se sulmi para shtëpisë së gazetarit ka lidhje me punën e tij, ndërsa prokurorët kanë hapur hetime për tentim vrasje.
XS
SM
MD
LG