Ndërlidhjet

Perëndimi kritikon zgjedhjet në Mianmar



Fuqitë perëndimore i kanë hedhur poshtë zgjedhjet e para pas 20 vjetëve në Mianmar, duke i cilësuar si të manipuluara, madje përpara se të mbyllen vendvotimet në këtë vend të sunduar nga junta ushtarake.

Presidenti amerikan Barak Obama tha se zgjedhjet janë "gjithçka përveç të lira dhe të drejta", dhe i bëri thirrje regjimit ushtarak që të lirohet lideri i opozitës dhe të gjithë të burgosurit politikë.

Thirrje të ngjashme bëri edhe kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.

Sekretari i jashtëm britanik Uiliam Hejg tha se zgjedhjet nuk do të jenë të lira, ndërsa kryediplomati francez Bernard Kushner tha se përveç vullnetit të opozitës, nuk është përfillur as ai i pakicave etnike.
XS
SM
MD
LG