Ndërlidhjet

Iraku arrin marrëveshje për qeverinë



Agjencia AFP raportoi se tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë në Irak.

Agjencia citon zëdhënësin e qeverisë, Ali al-Dabah, të ketë thënë se marrëveshja e arritur dje ndërmjet partive politike, parasheh që Xhalal Talabani të mbetet në krye të shtetit, Nuri al-Maliki të mbetet kryeministër, ndërsa blloku Irakija të mund të zgjedhë kandidatin e vet për kryetar të parlamentit.

Sipas AFP-së, blloku Irakija i ish kryeministrit Ijad Allavi e ka konfirmuar marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG