Ndërlidhjet

Izraeli kërkon opcion ushtarak për Iranin



Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i tha zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden se vetëm një kërcënim i besueshëm ushtarak mund të ndalojë planet e Iranit që të prodhojë armë bërthamore.

Netanjahu dhe Bajden u takuan në margjinat e një konference amerikano-hebraite në Nju Orleans.

Shefi i Pentagonit, Robert Gejts më vonë i deklaroi mediave se “nuk është dakord me mendimin se vetëm kërëcnimi i besueshëm ushtarak do ta bindë Iranin që t’i japë fund programeve të armëve bërthamore”.

Perëndimi beson se Irani synon të prodhojë uraniumin e pasuruar, që ta përdorë atë më pas për prodhimin e armëve atomike, akuza që Teherani i ka hedhur poshtë. Nga ana tjetër SHBA-të e Izraeli gjithmonë kanë përsësritur se sa i përket Iranit të gjitha opcionet janë në tryezë.
XS
SM
MD
LG