Ndërlidhjet

logo-print

Sot vendimi për vizat për Shqipërinë e BH-në



Ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot diskutojnë heqjen e regjimit të vizave për shtetet e hapësirës Shëngen për Shqipërinë dhe Bosnjen.

Diskutimi i sotëm vjen pas miratimit me shumicë votash të Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e këtyre dy shteteve. Në hapësirën Shëngen bëjnë pjesë vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Britanisë, Irlandës, Rumanisë e Bullgarisë, derisa në listë janë edhe Zvicra, Norvegjia e Islanda.

Vendimi i sotëm, sipas agjencive të lajmeve, ka hasur në rezistencë në veçanti nga Holanda e Franca, për shkak të valës së strehimkërkuesve nga Serbia e Maqedonia në vendet e BE-së. Vizat për Serbinë e Maqedoninë u hoqën nga 19 dhjetori i 2009, çfarë është shoqëruar me një fluks kërkesash për azil nga banorët e ktyrë vendeve.
XS
SM
MD
LG