Ndërlidhjet

Obama: India e Pakistani të bisedojnë



Presidenti, Barak Obama, i ka bërë thirrje Indisë e Pakistanit që të zgjidhin konfliktet përmes dialogut. Konfliktet rajonale vetëm sa do ta pengojnë Indinë në ngritjen e saj si fuqi globale ekonomike, tha presidenti amerikan. Obama kritikoi dhe Pakistanin lidhur me mënyrën e luftimit të militantëve duke shtuar se “përparimi nuk është aq i shpejtë sa do të dëshironim”.

Gjatë ditës së sotme Obama do të takohet në Nju Delhi me kryeministrin e Indisë, Manmohan Sing.

Presidenti i SHBA-ve ka nisur një turne 10 ditor në Azi, ku India është ndalesa e parë.
XS
SM
MD
LG