Ndërlidhjet

logo-print

Ari të kthehet si para reference



Sistemi i sotëm financiar ndërkombëtar duhet të ndryshojë dhe ta kthejë arin si pikë referimi në tregtinë ndërkombëtare. Vendosja e arit si pikë referimi adreson më mirë rreziqet nga inflacioni, deflacioni dhe problemet që lidhen me vlerën e monedhave të ndryshme. Ndonëse në librat shkollorë ari shihet si para e së shkuarës, tregjet në ditët tona po përdorin sot arin si aset alternativ, shkruan Robert Zollik.

Zollik, president i Bankës Botërore, në të përditshmen Financial Times thekson se sistemi financiar i njohur si "Bretton Woods II", i vënë në zbatim në vitin 1971, duhet të ndryshojë. Sipas Zollik kjo do të marrë kohë, por duhet të nisë menjëherë, nëse duam të mënjanojmë të ashtuquajturën luftë të monedhave.
XS
SM
MD
LG