Ndërlidhjet

Obama: Nuk imponojmë zgjidhje mes Indisë e Pakistanit



Shtetet e Bashkuara nuk mund të imponojnë zgjidhje për Kashmirin apo për problemet e tjera ekzistuese mes Indisë e Pakistanit.

"Të dyja, India e Pakistani, kanë interes në uljen e tensioneve mes tyre. Shtetet e Bashkuara nuk mund të imponojnë zgjidhje për këto probleme. Siç i thashë the kryeministrit Sing ne jemi shumë të kënaqur e të gatshëm që të luajmë çfardo roli për të cilin palët mendojnë se është i përshtatshëm për uljen e tensioneve", tha Obama.

Obama dhe Sing zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit që zhvilluan në Nju Delhi. India dhe Pakistani kanë zhvilluar tre luftra me njëra-tjetrën për rajonin e Kashmirit, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1947.

Obama sot përmbyll vizitën e tij në Indi, që është dhe ndalesa e parë në turneun e tij aziatik.
XS
SM
MD
LG