Ndërlidhjet

Partitë në Serbi të ndara për zgjedhjet në Kosovë



Partitë politike në Serbi vazhdojnë të jenë të ndara për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit për në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja për Rimëkëmbjen Serbe është partia e parë që ka deklaruar se kandidatët e saj do të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Edhe Liberal-Demokratët kanë deklaruar se ata që kundërshtojnë pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e dhjetorit vazhdojnë me projekte të së shkuarës.

Partia Socialiste, përmes zëvendëskryeministrit Ivica Daçiç tha se ende nuk kanë marrë vendim për këtë çështje. Njësoj është shprehur dhe Partia Serbe e Progresit në opozitë.
XS
SM
MD
LG