Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i kërkon proces të ndershëm



Shefi i misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Ksavier De Marnak, është takuar me kryeministrin në dorëheqje të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Më këtë rast, kreu i EULEX-it, tha se misioni që ai drejton, do të bëjë përpjekje maksimale për të ndihmuar procesin zgjedhor.

Sipas Marnakut, “është e rëndësishme të thuhet se EULEX-i është i shqetësuar me procesin zgjedhor, jo me debatin politik". "Ne kërkojmë një proces të ndershëm dhe të sigurt në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën”, ka thënë ai.

De Marnak theksoi po ashtu se do të ketë shumë kujdes lidhur me çështjet e sigurisë në ditën e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, tha se sundimi i ligjit në Kosovë nuk duhet të ndikohet nga politika ditore. Sipas tij, procesi zgjedhor nuk mund të ndikojë as në punën e përditshme të EULEX-it.

“Sundimi i ligjit nuk njeh kohë të përshtatshme apo të papërshtatshme. Sundimi i ligjit nuk duhet të ndikohet nga politika ditore, as nga media e as nga askush, por thjesht nga profesionalizmi – pra, mbi të gjitha, të jetë sundim i ligjit”, tha Thaçi.
XS
SM
MD
LG