Ndërlidhjet

EULEX-i i shqetësuar për procesin zgjedhor

  • RFE /RL

Ksavier De Marnak

Ksavier De Marnak

Shefi i misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Ksavier But De Marnak, është takuar me kryeministrin në dorëheqje të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Me këtë rast, kreu i EULEX-it tha se misioni që ai drejton, do të bëjë përpjekje maksimale për të ndihmuar procesin zgjedhor në Kosovë.
...ne jemi duke kërkuar një proces fer dhe të sigurt, në pajtim me ligjet e Kushtetutën.

“Është e rëndësishme të thuhet se EULEX-i është i shqetësuar me procesin zgjedhor, jo me debatin politik, por me procesin - që do të thotë se ne jemi duke kërkuar një proces fer dhe të sigurt, në pajtim me ligjet e Kushtetutën”, tha Marnak, duke theksuar nevojën e një kujdesi të shtuar sa i përket sigurisë në ditën e zgjedhjeve.

Në anën tjetër, kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, shprehu bindjen se institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar në vend, do të arrijnë të organizojnë një proces të drejtë zgjedhor. Sipas Thaçit, Kosova është në rrugë të mbarë për suksese të reja.

Është një sprovë e re për spektrin e Kosovës, për të organizuar zgjedhje të lira. Kam besim të plotë se të gjithë do të kemi sukses - një sukses ky që do të koordinohet me autoritetet ndërkombëtare, me ICO-në edhe me EULEX-in, me të gjithë miqtë dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, por edhe me pjesëmarrjen e shumë vëzhguesve dhe autoriteteve vendore”, deklaroi Thaçi.

Kryeministri në dorëheqje tha se sundimi i ligjit në Kosovë nuk duhet të ndikohet nga politika ditore.
Sundimi i ligjit nuk duhet të ndikohet nga politika ditore, as nga media e as nga askush...

“Sundimi i ligjit nuk njeh kohë të përshtatshme apo të papërshtatshme. Sundimi i ligjit nuk duhet të ndikohet nga politika ditore, as nga media e as nga askush, por thjesht nga profesionalizmi – pra, mbi të gjitha, të jetë sundim i ligjit”, u shpreh Thaçi.

Ndërkaq, sa u përket hetimeve të prokurorëve të dyshuar për afera korruptive, shefi i EULEX-it, Ksavier But De Marnak, tha se në ditët dhe javët e ardhshme do të ketë zhvillime të reja në këtë drejtim.

“Hetimet janë duke vazhduar dhe kjo është një punë mjaft serioze. Unë shpesh kam thënë se nuk ka afate kohore për mediat, për opinion publik. Afatet gjyqësore nuk janë të njëjta. Duhet kohë për t’u përgatitur në mënyrën e duhur, nëse dëshironi që të keni një rast të mirëfilltë para gjykatës”.

“Unë besoj në aftësitë e gjykatëseve dhe të prokurorëve tanë që gjërat t’i kryejnë ashtu si duhet. Hetimet po vazhdojnë dhe do të ketë zhvillime në disa prej javëve apo ditëve të ardhshme”,
tha Marnak.

Lexoni edhe këtë: Kush do t’i monitorojë zgjedhjet?
XS
SM
MD
LG