Ndërlidhjet

BE-ja heq vizat për Shqipërinë e Bosnjen



Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar njëzëri heqjen e rregjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës.

Takimi zgjati rreth dy orë dhe nuk ka pasur kundërshtime as nga Franca e Holanda, vende që janë përmendur si shumë dyshuese ndaj procesit. Dyshimet erdhën pas valës së strehimkërkuesve nga Serbia e Maqedonia në vendet e BE-së. Fluksi i kërkesave për azil nga banorët e këtyre dy shteteve u rrit pas heqjes së vizave dhjetorin e kaluar për Beogradin e Shkupin.

Komisioni Evropian, pas vendimit të sotëm, ka dhënë garanci shtesë me shkrim se do të mbikqyr rreptësisht lëvizjen e qytetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, me qëllim që të mënjanohen abuzimet.
XS
SM
MD
LG