Ndërlidhjet

logo-print

Berisha: Liberalizimi- fitore e shumëpritur



Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se liberalizimi i vizave për Shqipërinë është një fitore e shumëpritur për të gjithë qytetarët.

"Vendimi i sotëm shënon ëndrrën më të bukur të të rinjve shqiptarë, arritjen më të madhe për lirinë dhe dinjitetin e tyre pas rënies së perdes së hekurt”, theksoi Berisha në një konferencë për gazetarë pak minuta pas vendimit të BE-së për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.

Kryeministri Berisha u shpreh se tashmë izolimi i përket së shkuarës.

"Tani ne fitojmë dinjitetin që meritojmë. Liria e levizjes është thelbi i dinjitetit njerëzor", citojnë mediat shqiptare, kryeministrin Berisha.
XS
SM
MD
LG