Ndërlidhjet

Irak: Vazhdon ngërçi politik



Liderët politikë të Irakut u takuan sot në përpjekje për të zgjidhur ngërçin tetë-mujor mbi formimin e qeverisë së re, por e shtyen takimin pa arritur ndonjë marrëveshje.

Takimi në kryeqytetin rajonal kur të Arbilit ishte i pari, që nga zgjedhjet paralamentare të marsit, në të cilën u takuan ballë për ballë liderët kurdë, shiitë dhe sunitë.

Iraku është pa qeveri që nga zgjedhet, në të cilat asnjëra parti nuk fitoi shumicën.

Kryeministri në detyrë Nuri al Maliki dhe rivali i tij kryesor, ish kryeministri Ijad Allaui morën pjesë në takim.

Pas sesionit 90 minutësh të mëngjesit, liderët thanë se do të takohen sërish nesër në Bagdad.

Nuk u bë e qartë nëse do të zhvillohen bisedime private gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG