Ndërlidhjet

logo-print

Obama pro ulëses së Indisë në KS



Presidenti amerikan Barak Obama mbështeti kërkesën e Indisë për anëtarësim të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Në rendin e qëndrueshëm dhe të drejtë ndërkombëtar që e kërkon Amerika, përfshihet një OKB që është efektive, e besueshme dhe legjitime. Për këtë arsye unë them sot se në vitet e ardhshme, pres të shoh një Këshill të Sigurimit të reformuar, që e përfshin dhe Indinë si anëtare të përhershme”, tha Obama në një fjalim para parlamentit të Indisë.

Obama përfundon sot vizitën e tij tre-ditëshe në Indi, e cila kishte për qëllim arritjen e marrëveshjeve të mëdha ekonomike dhe përforcimin e bashkëpunimit në shumë fusha, përfshirë edhe atë të kundër-terrorizmit.
XS
SM
MD
LG