Ndërlidhjet

Bosnje: Liberalizimi, fillim i epokës së re me BE-në



Liberalizimi i vizave paraqet fillimin e një epoke të re për Bosnjen në raport me BE-në ka thënë përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Valentin Incko.

“Si sot, para 21 vjetëve, është rrëzuar muri i Berlinit i cili në mënyrë artificiale ka ndarë Evropën, duke ua hapur në këtë mënyrë mundësinë e paparë evropianëve, që të shijojnë lirinë dhe të udhëtojnë në tërë kontinetin”, ka thënë përfaqësuesi i BE-së, Valentin Incko.

Ndërkohë, edhe zyrtarët e Republikës Serbe të Bosnjes kanë përshëndetur vendimin e BE-së për t’ia hequr Bosnjes dhe Shqipërisë regjimin e vizave.

“Shkëlqyeshëm! Ky është lajm i mirë dhe u uroj të gjithëve”, ka thënë kryeministri i Republikës Serbe, Milorad Dodik, duke shtuar se një hap i tillë është dashur të merrej më herët.
XS
SM
MD
LG