Ndërlidhjet

Krasniqi uron Topin dhe popullin shqiptar



Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi uroi sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, dhe popullin e Republikës së Shqipërisë, me rastin e miratimit të vendimit për heqjen e regjimit të vizave nga vendet e Bashkimit Evropian.

Në urimin e tij, Krasniqi shprehu bindjen e thellë "në suksesin e Republikës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian".

Po kështu, Krasniqi e siguroi presidentin Topi se Republika e Kosovës do të angazhohet edhe më shumë për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit vëllazëror midis dy vendeve.
XS
SM
MD
LG