Ndërlidhjet

logo-print

Barroso i jep shtysë strategjisë së Danubit



Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barroso tha se strategjia e BE-së për Danubin është thelbësore për të tejkaluar mospajtimet në rajon.

Barroso tha në samitin rajonal në Bukuresht se edhe më tej ka kundërshtime të konsiderueshme në rajonin e Danubit.

Me strategjinë, që zyrtarisht do të miratohet nga BE në vitin 2011, nuk miratohet edhe buxheti.

Por, Barroso tha se duhet të tërhiqen 95 mililardë eurot, që Brukseli bëri të mundshme për vendet e rajonit deri në vitin 2013.

Danubi, i gjate 2860 kilometra buron në Gjermani dhe derdhet në Detin e Zi.

Të 14 vendet që kufizohen me Danubin janë Austria, Bullgaria, Bosnja, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Rumania dhe Ukraina.
XS
SM
MD
LG