Ndërlidhjet

Jemen: Grupet fisnore kundër Al-Kaidës



Një grup fisnor me ndikim i Jemenit u zotua se do ta mbështesë qeverinë në ofensivën ndaj Al Kaidës.

Federata fisnore Bakil, një nga dy fiset më të fuqishme, bëri zotimin në një deklaratë në fund të një tubimi ku morën pjesë 7 mijë anëtarë të fisit në Sana të Jemenit.

Në deklaratë thuhet se “Al-Kaida ka në ballë sabotuesit dhe e ka dëmtuar reputacionin e fiseve të Jemenit dhe të shtetit”.

Jemeni është nën presionin e fuqishëm të SHBA-së për të goditur degën lokale të Al Kaidës, e cila ka marrë përgjegjësinë për dërgimin e pakove me bomba në aeroplanët që do të fluturonin dy javë më parë për në Çikago të Amerikës.
XS
SM
MD
LG