Ndërlidhjet

Sulm i ri në Irak, 5 të vrarë



Një makinë bombë ka shpërthyer në distriktin tregtar në qytetin e Basrës, duke lënë të vrarë të paktën 5 persona dhe të plagosur 30 të tjerë.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore dhe spitalore.

Ndërsa, në dy shpërthime në qytetet e shenjta të Naxhafit dhe të Qerbelasë janë vrarë të paktën 18 persona, 10 nga ta pelegrinë iranianë.

Autoritetet thonë se nga sulmet u plagosën pothuaj 60 persona tjerë.
XS
SM
MD
LG