Ndërlidhjet

Rritet në 10 numri i të vrarëve në Basra



Është rritur në 10 numri i të vrarëve nga një makinë bombë, që shpërtheu në distriktin tregtar në qytetin e Basrës.

Burimet policore dhe spitalore thonë se makina bombë la të plagosur 30 të tjerë.

Ndërsa, në dy shpërthime në qytetet e shenjta të Naxhafit dhe të Qerbelasë janë vrarë të paktën 18 persona, 10 nga ta pelegrinë iranianë.

Autoritetet thonë se nga sulmet u plagosën pothuaj 60 persona tjerë.
XS
SM
MD
LG