Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli planifikon 1.300 shtëpi të reja në Jerusalemin lindor



Izraeli do t'i shtyjë përpara planet për ndërtimin e 1300 apartamenteve të reja për familjet hebreje në Jerusalemin lindor arab.

Ministria e brendshme tha se 1.300 njësitë banesore do të ndërtohen në dy paralagje, në tokën që Izraeli e pushtoi në luftën në vitin 1967.

Shtetet e Bashkuara thanë se janë "thellësisht të zhgënjyera" nga lajmet për ndërtimin e shtëpive.

Në një deklaratë, kreu i OKB-së, Ban Ki-mun ia ka ngritur shqetësimet e tij kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Një bashkëpunëtor i presidentit palestinez Mahmud Abas tha se përjashtoi çdo mundësi të kthimit në bisedime përderisa Izraeli i vazhdon ndërtimet.
XS
SM
MD
LG