Ndërlidhjet

Shumica e afganëve i mbështesin bisedimet me talibanët



Një sondazh i publikuar sot tregon se shumica dërrmuese e afganëve i mbështesin përpjekjet e qeverisë për të negociuar paqen me kryengritësit talibanë.

Rezultati tregoi se 83 përqind e afganëve të moshës madhore i mbështesin përpjekjet për të siguruar vendin përmes negociatave me grupet e armatosura.
Vitin e kaluar përpjekjet e tilla i mbështesnin 71 përqind të afganëve.

Anketa tregon se 37 përqind e njerëzve besojnë se problemi më i madh në vend është pasiguria, pas së cilës radhiten papunësia dhe korrupcioni.
XS
SM
MD
LG