Ndërlidhjet

logo-print

Libri "Qëllimet Vendimtare" pasqyron trashëgiminë e Xhorxh Bushit



Libri “Qëllimet Vendimtare” i ish presidentit amerikan Xhorxh Bush ka dalur sot në libraritë në Shtetet e Bashkuara.

Libri i pasqyron tetë vitet e jetës së tij në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë tema prej ndërprerjes së konsumit të alkoholit, pastaj reagimin emocional të tij ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, Irakun, dhe politikën e diskutueshme për të zbatuar teknika të ashpra hetimi ndaj të dyshuarve për terrorizëm.

Bush i tha televizionit NBC se njëri nga momentet më të rënda të presidencës së tij ka ndodhur kur ylli i muzikës rep, Keni Uest, tha se reagimi letargjik i administratës ndaj uraganit Katrina ka qenë me bazë racore.
XS
SM
MD
LG