Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Nëntë viktima nga rënia e autobusit

  • RFE /RL

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në aksin Fier-Tepelenë, ku autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka rënë nga 100 metra lartësi, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e rreth 40 të tjerëve.

Njëri nga të mbijetuarit tha se shoferi grek ka ngarë autobusin në gjendje të dehur. Sipas tij, në autobus ka pasur rreth 50 persona, të moshuar gra dhe fëmijë.

“Shoferi ka bërë disa gabime gjatë udhëtimit, duke bërë disa frenime të çrregullta. Ai ka qënë i dehur”, tha dëshmitari.

Policia e qarkut të Fierit ka bërë arrestimin e shtetasit grek, Tomas Tsogas, i cili akuzohet se ka shkaktuar aksidentin e mbrëmshën, njoftojnë mediat shqiptare.


XS
SM
MD
LG