Ndërlidhjet

logo-print

Shpëtohet shimpanza që pinte duhan



Një shimpanzë që pinte duhan, e cila i zbaviste vizitorët në kopshtin zoologjik në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është shpëtuar dhe është dërguar në shtëpinë e re në Brazil.

Aktivistët për të drejtat e kafshëve vërejtën se shimpanzës 12-vjeçare Omega njerëzit rregullisht i hidhnin cigare të ndezura për t'a parë se si e thith tymin.

Njoftohet se Omega asnjëherë nuk ishte ngjitur në pemë si shimpanzat tjera.

Omega u dërgua në një rezervat të kafshëve në Sao Paolo me një aeroplan të kompanisë "Emirates Airlines".

Nuk raportohet nëse në aeroplan ishte ndaluar duhani.
XS
SM
MD
LG