Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi ngushëllon Topin



Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Shqipërisë Bamir Topit, me rastin e aksidentit tragjik, në Shqipëri ku humbën jetën 9 persona.

"Kjo ngjarje jashtëzakonisht e rëndë ka prekur thellë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj në këto momente të dhimbjes së madhe, jemi pranë jush dhe pranë familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti tragjik“, thuhet në telegramin e Krasniqit.

Aksidenti tragjik ka ndodhur mbrëmë në aksin Fier-Tepelenë, ku autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka rënë nga 100 metra lartësi duke shkaktuar vdekjen e 9 personave, dhe plagosjen e rreth 35 të tjerëve.
XS
SM
MD
LG