Ndërlidhjet

BE: Izraeli të heq dorë nga ndërtimet e reja



Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, i kërkoi sot Izraelit që të heq dorë nga planet për ndërtimin e shtëpive të reja për familjet hebreje në Jerusalemin e okupuar perëndimor.

Eshton tha se planet e Izraelit për të ndërtuar 1300 njësi të reja banimi në Jerusalemin lindor bie ndesh me përpjekjet ndërkombëtare për ringjalljen e paqes në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Izraeli shpalli të hënën këto plane, të cilat nxitën reagime të fuqishme nga palestinezët , të cilët akuzuan kryeministrin Benjamin Natanjahun se po sabotonte bisedimet e paqes.

Bisedimet direkte të paqes rinisën në shtator, por ngecën më pak se një muaj më vonë për shkak të çështjes së ndërtimit të banesave hebreje.
XS
SM
MD
LG