Ndërlidhjet

Drashkoviq: Pjesëmarrja në zgjedhje-interes i Serbisë



Lideri i Lëvizjes për Rimëkëmbjen Serbe, Vuk Drashkoviq, ka thënë se është në interes të shtetit serb dhe të serbëve të Kosovës, që Qeveria e Serbisë t’i thërrasë serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.

"Deklaratat e disa ministrave tanë se nuk janë pjekur kushtet për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje janë vazhdim i strategjisë së gabuar shtetërore nga e cila kemi menduar se është hequr dorë pas miratimit të rezolutës së përbashkët të Serbisë dhe BE-së në OKB“, ka thënë Drashkoviq.

Sipas tij, tashmë janë pjekur të gjitha kushtet që serbët e Kosovës nuk guxojnë më të jenë pengje tw askujt.

"Ata jetojnë në Kosovë dhe askush nuk ka të drejtë t’iu mbajë leksione patriotizmi. Nuk janë ata që e kanë humbur sovranitetein e shtetit të Serbisë ndaj Kosovës. Ata janë viktimat më të mëdha“, tha Drashkoviq për mediat serbe.
XS
SM
MD
LG