Ndërlidhjet

Fier: Arrestohet shoferi i autobusit



Policia e qarkut të Fierit ka bërë arrestimin e shtetasit grek Tomas Tsogas i cili akuzohet se ka shkaktuar aksidentin e mbrëmshën në aksin Fier- Tepelenë, njoftojnë mediat shqiptare.

Mësohet se Prokuroria e Fierit ka lëshuar urdhër arrestin për shtetasin grek Tomas Tsogas dhe policia e Fierit ka bërë edhe ndalimin e tij.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga hetimet e deritanishme autobusi i Linjës Tiranë-Athinë, përfundoi në greminë duke shkaktuar 9 të vdekur dhe rreth 40 të plagosur, si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të mjetit nga shoferi grek.
XS
SM
MD
LG