Ndërlidhjet

SHBA e gatshme të luftojë zgjerimin e Al-Kaidës



Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts tha se SHBA ka burime dhe aleatë që i duhen për të luftuar al Kaidën, derisa ajo po zgjerohet në vendet si në Jemen.

Degët e Al Kaidës në shtetet e trazuara si në Jemen, Somali dhe vende tjera po shfaqin një kërcënim në rritje për SHBA-të dhe aleatët e saj.

Dega e Al Kaidës në Jemen, Al Kaida në Gadishullin Arab kanë marrë përsipër komplotin e dështuar të muajit të kaluar me dërgimin e pakove bomba në caqet amerikane dhe përpjekjet për të shpërthyer një aeroplan amerikan në krishtlindjet e kaluara.

Gejts tha gjatë një vizite në Malajzi se Uashingtoni ka “partnerë shumë të fuqishëm, që po punojnë për këtë çështje“.
XS
SM
MD
LG