Ndërlidhjet

Serbët formojnë listë të përbashkët për zgjedhje



Drejtoresha e OJQ-së "Lëvizja Evropiane Serbe“, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se po punon në formimin e "Listës Serbe"- subjekt i bashkuar politik, që do të merrte pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Mjetet serbe të informimit raportojnë se Trajkoviq, ka thënë se po punon seriozisht në krijimin e një blloku unik, me një listë të përbashkët që do të ketë 110 kandidatë.

Ajo ka thënë se për formimin e kësaj liste po bisedon me anëtarët e të gjitha partive në Beograd, pa marrë parasysh nëse qendrat e këtyre partive janë deklaruar për, kundër apo s’janë deklaruar ende për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ajo ka thënë se pret që Qeveria e Serbisë nuk do të sanksionojë ata që vendosin të marrin pjesë në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG