Ndërlidhjet

logo-print

Daci: Kam pritur më shumë nga LDK-ja



Lidhja Demokratike e Dardanisë ka përgëzuar LDK-në për zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të partisë.

Megjithatë, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, është shprehur se ka pritur më shumë nga udhëheqja e re e LDK-së.

“Unë kam pritur qe udhëheqja e re dhe lideri i LDK-së do të ketë një vizion te gjerësisë e thellësisë filozofisë politike që ata e kanë kopjuar prej neve, se nuk e kanë as në statut as në program dhe optika e djeshmit tregon qe është larg ky realitet, shumë larg”, citohet Daci në një komunikatë të lëshuar nga LDD.

“Konceptin si e kemi përshëndetur ne, ka qenë të krijohet një parti e madhe si i ka pas hije për 16-17 vjet dhe dje është shndërruar ne një parti lokale të Llapit e Gallapit dhe kjo e vështirëson shume konceptin e bashkëpunimit tonë sepse ne nuk duam të kalojmë me partinë e Dukagjinit, të Drenicës, të Llapit e as të Ana Moravës”, ka thënë Daci.
XS
SM
MD
LG