Ndërlidhjet

BE: Turqia të koordinojë me ne politikën e jashtme



Komisioni Evropian ka paralajmëruar Turqinë që të koordinojë politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian.

Ky paralajmërim vjen pasi që Turqia sfidoi BE-në dhe SHBA-në në qershor, duke votuar kundër dënimit të Iranit me sanksione të OKB-së, për shkak se refuzoi të negociojë programin e tij bërthamor.

Mesazhi është përfshirë në raportin vjetor të BE-së mbi progresin e Turqisë kah anëtarësimi në bllok.

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Stefan Fuele, tha se përfshirja e Ankarasë në çështjen e Qipros- është faktor ngadalësimi në kërkesën e Turqisë.

“Është urgjente që Turqia të përmbushë obligimet e saj në zbatimin e plotë të protokolit jodiskriminues të Marrëveshjes së Asociimit dhe të bëjë përparim në normalizimin e relacioneve bilaterale me Qipron”, tha Fuele.

Bisedimet për anëtërsim me Turqinë kanë filluar në vitin 2005, por progresi ka qenë i ngadaltë, për shkak të përfshirjes së Turqisë në çështjen e Qipros dhe për shkak të kundërshtimit të gjerë të BE-së për të integruar një shtet të madh mysliman në bllok.
XS
SM
MD
LG