Ndërlidhjet

SHBA kundër shfuqizimit të dënimit me vdekje



Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për të shfuqizuar dënimin me vdekje.

Këshilltari legal i Departamentit amerikan Harlod Koh i tha Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë se dënimi kapital është i lejuar me ligjin ndërkombëtar.

Koh tha se Uashingtoni ka kryer çrrënjosjen e padrejtësive dhe se do të konsiderojë seriozisht disa nga rekomandimet, përfshirë atë për nënshkrimin e deklaratës së OKB-së për të drejtat e popullsisë indigjene.
XS
SM
MD
LG