Ndërlidhjet

KFOR: Bashkëpunimi i banorëve e rrit sigurinë në veri



Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler ka thënë se bashkëpunimi i qytetarëve do të ndihmojë sigurinë në veri.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite që u bëri trupave të tij në rajonin e Mitrovicës.

Byhler u takua me kryetarin e komunës Avni Katsratin, si dhe me sekretarin shtetëror të MInistrisë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviqin.

“Njerëzit në Kosovë duhet të dinë që ne do t’ju sjellim siguri dhe stabilitet afatgjatë. Mirëpo, në anën tjetër, njerëzit në Kosovë duhet të ofrojnë përkrahjen e tyre dhe të tregojnë solidaritetin e tyre për stabilitet dhe paqe".

"Ata nuk duhet të pranojnë shkeljen e ligjit nga persona të caktuar në lagjet e tyre por duhet të lajmërojnë autoritetet për zbatimin e ligjit sa herë që shohin trazira të mundshme ose kur shohin shenja të aktiviteteve kriminale,” ka thënë Byhler.

Ndërkohë, Oliver Ivanoviq, ka shfaqur shqetësimin për reduktimin e KFOR-it, pasi sic ka thënë Policia e Kosovës nuk është në gjendje që të marrë përgjegjësinë për sigurinë në enklavat serbe dhe manastire.
XS
SM
MD
LG