Ndërlidhjet

Obama: Marrëdhëniet me botën islamike mbeten të trazuara


Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka pranuar se pavarësisht progresit, marrëdhëniet e SHBA-ve me botën islamike mbeten të trazuara. Në fjalimin që e ka mbajtur në Universitetin e Indonezisë në Xhakartë, Obama ka apeluar që të shkohet përtej asaj që ai e ka cilësuar “dyshim dhe mosbesim” dhe të formohet një front i përbashkët kundër dhunës së ekstremistëve. Obama ka pohuar se procesi paqësor në Lindjen e Mesme është duke u ballafaquar me “sfida të jashtëzakonshme”, por se SHBA-të do të vazhdojnë të bëjnë krejt ç’është e mundur për të jetësuar epilog të “drejtë” që synon formimin e shtetit palestinez që do të jetonte bashkë me Izraelin në paqë dhe siguri.
Presidenti Obama pasdite nga Indonezia shkon në Korenë jugore ku mbahet samiti i 20 vendeve më të zhvilluara.
XS
SM
MD
LG